Sunday, November 20, 2005

Those looks are very appropriate at this moment following this article. KFOR searches for arms the family home of the national hero Adem Jashari. How dare they. It's a very risky provocation at this time my friends(KFOR/UNMIK) In these case UNMIK can really easily be tranlated to ARMIK (you find what that word means)

Gjatë pasdites së 11 nëntorit dhe gjatë natës së 11/12 nëntorit 2005, banorët e Prekazit Legjendar në veçanti dhe populli shqiptar në përgjithësi, nga njësitë e KFOR-it, policia unmikistaneze dhe rrogëtarja e saj e ashtuquajtura ShPK përjetuan edhe një provokim të rëndë. Për popullatën e kësaj treve të Lavdisë Kombëtare Shqiptare, ky provokimi ishte ishte edhe një përkujtim i hidhur, nga e kaluara jo e largët- e kohës së okupimit serbo-fashist, kur rrethohej dhe bastisej nga falanga të forcave kriminale ushtarake, policore dhe paramilitare.
Sipas informacioneve të gazetarëve, të atyre redaksive të guximshme dhe të orientuara dhe të përcaktuara për ta informuar drejt popullin, i tërë Kombi shqiptar u informua, se Prekazi Legjendar edhe njëherë ishte vënë nën rrethim të hekurt nga falangat e maskuara të dreqit dhe të birit, nën flamurin e KFOR-it, policisë unmikistaneze dhe argatë së saj besnike m...etnike, të ashtuquajturës SHPK dhe të shoqëruara me arsenal të madh të armatimeve të rënda tokësore dhe ajrore.
Duhet konstatuar, se nuk ishte diçka e pa zakontë që kjo çerdhe e qëndresës dhe e frymëzimit atëmemëdhetar shqiptar të rrethohej nga ushtri të huaja. E pazakontë dhe trishtuese ishte futja e putrave proçetnike të kësaj falange të maskuar edhe në pjesën me të shenjt të Kombit shqiptar, konkretisht në Kompleksin e Përkujtimor të Dëshmorit të Kombit, Komandantit Legjendar të Famëmadhes Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të Madhit Adem Jashari!.
Kjo nismë e Komandanti të KFOR-t, Gjeneral Lajtenant Gjuzeppe Valoto, ri dëshmon edhe njëherë një të vërtetë të madhe, jo vetë dyfytyrësinë e politikës së KFOR-it, por edhe politiken antishqiptare dhe në vazhdimësi të vendit nga vje ky gjeneralisimus.
Me këtë rast mjafton të përkujtohet, se forcat italiane në përbërje të KFOR-it dhe UNMIK-ut, përveç se u ndihmuanë aleatëve të tyre faranqez dhe rusë për krijimin, jetësimin dhe në sigurimin e enklavave serbe, pa u eksponuar shumë. Me siguri, një sjellje e tillë e forcave italiane, ishte në përputhje me skenarin e miqëve të Serbisë, ku parashihej që Italia rolin e saj do ta luaj, kur sipas rradhës do ta marri komandën e KFOR-it. Reagimet e këtyre ditëve të Gjeneralit italian Gjuzepe Valoto, të ngjashme me ato të kolegut të tij C.Cabigioso, definitivisht ia hoqen peten lakrorit!
Në vend të urdhërimit për implementimin e plotë të obligimeve të KFOR-it, në bazë të Rezolutës famoze 1244 dhe Marrëveshjes së Kumanovës, për zhbërjen e forcave paralele të shtetërore të Serbisë, dhe vënien nën kontroll të plotë të territorit të Kosovës Administrative, ky gjeneral "paqëruajtës" e serbofil në shpirt, pak kohë pas instalimit të tij në postin e komandantit të KFOR-it e dha këtë urdhër dhe drejtoj këptë veprim provokues dhe represiv ndaj shqiptarëve. Thënë shkurt, ky veprimi i këtij gjeneralisimusi nuk mund të përkojë me asgjë me me veprimet e një paqëruajtës i paanshëm.
Çka është ironia më e madhe, ky veprim antishqiptar i gjeneralit Valoto, u krye në kohën kur Grupi i ashtuquajtur i negociatorëve, po kolofiste ushqimet e shijshme të servuara në tavolinat e UNMIk-ut, nga Mbreti Petersen. Mund të dyshohet me bazë, se veprim antishqiptar i forcave të maskuara të KFOR-it dhe Unmikistanit, ishte i koordinuar edhe me Mbretin „demokrat“ Soren Jessen Petersen, me siguri sipas porosive të Koshtunicës, Tadiqit, Drashkoviqit dhe viqërve tjerë, të sjellura në Kosovë nga vëllau i tyre i madh Lavrov.
Në bazë të sjelljeve të tij, të koordinuara mirë me miqët e tij shpirtëror serb, mund të nxirret një përfundim i bazuar, se ky zotëri ka ardhur në Kosovë i pa përgaditur dhe pa njohurit e domosdoshme për shqiptarët. Andaj, është në të mirën edhe të gjeneral Valotos, që t'u referohet përvojave të paraardhësve të tij, dhe të mos luaj me shqiptarët
Është në të miren e tij, që sa nuk është bërë tepër vonë ta kuptojë një të vërtetë të madhe, se shqiptarët janë një popull shumë paqësor, por kur janë në pyetje dinjiteti i tyre kombëtar dhe fatet e Atëmemëdheut, nuk do të lejojë kurrën e kurrës që të luhet me fatet e tij; se durimi i tyre i ka do kufij; se kërcënimet e armiqëve të uniformuar dhe civil, nuk arrijnë tu mbjellin friken, po përkundrazi i egërsojnë dhe kur egërsohen shqiptarët ndizet flak çdo gjë, gjeneralët e tillë shndërrohen në gjeneral të ushtrisë së vdekur.


Prishtinë, me 12 nëntor 2005

0 Comments:

Post a Comment

<< Home